Rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza” dhe muzeu arkeologjik nëntokësor
Muzeu arkeologjik nëntokësor është pjesë e projektit, që do të zhvillohet te sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës një ditë më parë miratoi një vendim për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku projekti parashikon edhe ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor. Sipas vendimit të qeverisë, autoriteti kontraktor i ngarkuar për zbatimin e projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të kryejë procedurat e prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza”. Në funksion të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë: a) të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke...
Burimi:
sot.com.al