QKK e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës  së bashku në Tregun Evropian të Filmit në Berlinale 2026

QKK e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës së bashku në Tregun Evropian të Filmit në Berlinale 2026

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe Qendra Kinematografike e Kosovës edhe këtë vit bashkë në Berlin. Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës ishin prezente së bashku me një pavion të përbashkët në Tregun Evropian të Filmit (European Film Market – EFM), i zhvilluar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) 2026, që mbahet nga 12 deri më 18 shkurt. QKK në Shqipëri shprehet se dhe këtë vit, stenda e re hapi dyert, duke u kthyer menjëherë në një pikëtakimi të rëndësishëm për kineastët tanë dhe producentët ndërkombëtarë. “Jemi këtu për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, për të promovuar talentin tonë unik dhe për të treguar lokacionet e mrekullueshme që Shqipëria dhe Kosova ofrojnë për botën e filmit....