QKK dhe UA një marrëveshje bashkëpunimi,synim mbështetjen financiare e profesionale të produksioneve filmike studentore

QKK dhe UA një marrëveshje bashkëpunimi,synim mbështetjen financiare e profesionale të produksioneve filmike studentore

Mbështetje financiare dhe profesionale për produksionet filmike të studentëve, në marrëveshjen mes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve në Tiranë. Një ditë më parë Jonid Jorgji kryetar i QKK dhe Erald Bakalli rektor i Universitetit të Artave nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit, me synim mbështetjen financiare dhe profesionale të produksioneve filmike studentore. Marrëveshja parashikon, ndër të tjera dhe angazhimin praktik të studentëve në fusha si aktrimi, regjia, skenografia dhe disiplina të tjera të kinemasë, gjatë xhirimit dhe procesit të produksionit të projekteve të financuara nga QKK. Sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky është një hap i parë konkret drejt fuqizimit të talenteve te reja. “Duke u dhënë mundësinë që, në përfundim të studimeve, të kenë një portofol profesional dhe projekte të denja...