Qendra e Studimit të Arteve analizon veprimtarinë e vitit 2025 dhe prezanton objektivat për 2026
Gjatë vitit 2026, Qendra e Studimit të Arteve synon të kthehet në një pikë referimi dhe bashkëpunimi për të gjithë ata që merren me studimin e arteve shqiptare, si brenda, edhe jashtë vendit, duke krijuar një rrjet të qëndrueshëm mbarëkombëtar e ndërkombëtar që do të rrisë ndërveprimin me publikun, do të kthehet në faktor për dokumentimin dhe arkivimin e materialeve artistike dhe për bashkëpunimin mes institucioneve artistike. Raporti i analizës vjetore i veprimtarive të QSA për vitin 2025 u paraqit nga akad. Stefan Çapaliku, drejtor i qendrës, ku ai vuri në dukje se viti që lamë pas përbën një etapë të rëndësishme konsolidimi për QSA-në, duke reflektuar veprimtari të dendur kërkimore, botuese, arkivore dhe institucionale. ASH bën me dije se projekte si Vjetari Artistik Shqiptar...
Burimi:
sot.com.al