Pse milingonat e sëmura kërkojnë të vdesin? Studimi i ri zbulon një sjellje të jashtëzakonshme

Pse milingonat e sëmura kërkojnë të vdesin? Studimi i ri zbulon një sjellje të jashtëzakonshme

Kërkimet tregojnë se milingonat e reja, sapo sëmuren, lëshojnë një aromë të veçantë që u sinjalizon punëtoreve t’i largojnë nga kolonia, duke parandaluar përhapjen e infeksionit. Interesante është se mbretëreshat nuk e përdorin këtë mekanizëm vetëflijimi Shumë specie kafshësh e fshehin sëmundjen për arsye sociale. Edhe njerëzit shpesh rrezikojnë të infektojnë të tjerët vetëm për të vazhduar rutinën, në punë apo në kafe. Por kolonitë e milingonave funksionojnë si një “superorganizëm” që vepron për mbijetesën e të gjithëve, ngjashëm me mënyrën se si qelizat e infektuara në trupin tonë lëshojnë sinjalin “gjejmë dhe më shkatërro”, raporton ekipi i studiuesve nga Austria. “Milingonat jetojnë në kushte ideale për përhapjen e sëmundjeve, sepse mijëra prej tyre kalojnë mbi njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës”, shpjegon Erika Doson, ekologe e...