Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Po zhvillohet sot ceremonia e promovimit të librit “Kosova – lufta e heshtur, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)”, në një aktivitet që ka mbledhur të ftuar dhe të interesuar për botimin më të ri të diplomatit me përvojë Zef Mazi. Vepra e re vjen si një rrëfim i drejtpërdrejtë mbi proceset diplomatike që shoqëruan vitet vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. I mbështetur në përvojën e tij shumëvjeçare në misione diplomatike në Vjenë, Bernë, Londër, Dublin, në OKB dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare, si edhe në poste drejtuese të strategjisë në IAEA dhe në negociatat për integrimin europian të Shqipërisë, Mazi sjell në këtë botim dëshmi dhe analiza mbi diplomacinë e asaj periudhe. Në libër vihet në qendër...