Projektligji për Arkivat, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kalon nga kryeministria në Ministrinë e Kulturës
Nga Julia Vrapi Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të kalojë nga varësia e kryeministrisë në atë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Kjo parashikohet në projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.9154, datë 6.11. 2003 “Për Arkivat”i ndryshuar, që ka hedhur për konsultim MTKS. Ministria e Kulturës argumenton, se ky ndryshim synon përmirësimin e mbikëqyrjes dhe koordinimit të veprimtarisë së institucionit. Projektligji vjen pas rekomandimeve të Raportit SiGMA 2025, që evidentoi nevojën për reduktimin e institucioneve që raportojnë drejtpërdrejt te kryeministri. Ndër të tjera sipas MTKS-së, qëllimi është të sigurohet edhe një koordinim më i fokusuar në fushën e kulturës. “Raporti ka kryer edhe një vlerësim të situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se struktura administrative mbetet shumë e centralizuar, me 26 autoritete...
Burimi:
sot.com.al