Projektet e Kërkimit dhe Zhvillimit 2026 dhe PTI, një veprimtari informuese për aplikimet
Informimi për mënyrën dhe kushtet e aplikimit në PKKZH dhe Programet Kombëtare të Teknologjisë dhe të Inovacionit (PTI) ishte në qendër të veprimtarisë “Ditë informimi në lidhje me thirrjet për aplikimet e reja për Projektet e Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për vitin 2026”. Veprimtaria nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit u mbajt me synimin që të gjithë drejtuesit e seksioneve dhe të qendrave kërkimore-shkencore të ASH-së, si dhe kërkuesit shkencorë të pranishëm në këtë takim të informoheshin më në thellësi për mënyrën dhe kushtet e aplikimit. Takimin e hapi prof. dr. Enika Abazi, drejtorja e Qendrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Akademinë e Shkencave. Ajo bëri një përmbledhje të bashkëpunimeve të derisotme ndërmjet Akademisë...
Burimi:
sot.com.al