Projektet e arkeologjisë nënujore në vendin tonë, qeveria përcakton rregullat

Projektet e arkeologjisë nënujore në vendin tonë, qeveria përcakton rregullat

Projektet arkeologjike nënujore në vendin tonë mund të kryhen vetëm me lejen përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Mbledhja më e fundit e qeverisë solli dhe miratimin e vendimit për përcaktimin e kushteve dhe kritereve për zhvillimin e projekteve arkeologjike nënujore, si dhe për aktivitetet që prekin drejtpërdrejtë ose tërthorazi trashëgiminë arkeologjike dhe historike nënujore në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky vendim është marrë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ky vendim zbatohet për projektet e zhvilluara nga institucione shtetërore ose nga operatorë privatë të autorizuar/licencuar, sipas legjislacionit në fuqi, çdo aktivitet kërkimor-shkencor ose ndërtimor në ujërat e brendshme dhe në ujërat detare territoriale të Republikës së Shqipërisë;...