Programi unik që publikohet vetëm pas vdekjes së personazheve…

Programi unik që publikohet vetëm pas vdekjes së personazheve…

Seriali titullohet “Famous Last Words” (Fjalët e Fundit të Famshme) dhe episodi i dytë, i publikuar të premten e kaluar, iu kushtua aktorit Eric Dane, i cili humbi betejën me sëmundjen e rëndë ALS. Në këtë rrëfim prekës, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”, i cili u nda nga jeta të enjten e kaluar në moshën 53-vjeçare, foli hapur për sklerozën laterale amiotrofike (ALS), përballjen me varësitë nga alkooli e droga, si dhe marrëdhënien komplekse me familjen. Kjo nuk ishte një intervistë e zakonshme. Që momentin e xhirimit, Dane e dinte mirë se zëri i tij do të dëgjohej vetëm pasi ai të mos ishte më. Ky format unik i Netflix-it i publikon bisedat me njerëz të famshëm ekskluzivisht pas vdekjes së tyre. Episodi i parë u shfaq në tetor 2025,...