Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Prezantohen rezultatet e kërkimit mbi përvojën e vizitorëve në dy site të trashëgimisë kulturore
Muzeu Etnografik i Kavajës dhe Teatri Kombëtar i Kukullave në Tiranë ishin në qendër të një kërkimi të zhvilluar nga studentët. Qëllimi ishte të kuptohej se si mund të përmirësohen këto hapësira kulturore për të ofruar një përvojë më të mirë për vizitorët, duke marrë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur pas restaurimeve. Këto ditë një grup studentësh nga Worcester Polytechnic Institute, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kukullave, prezantuan rezultatet e një kërkimi të zhvilluar mbi dy site të trashëgimisë kulturore: Teatrin Kombëtar të Kukullave dhe Muzeun Etnografik të Kavajës, me fokus në përvojën e vizitorëve para dhe pas restaurimeve pas tërmetit të vitit 2019. Sipas programit “EU4Culture” puna e tyre shqyrtoi mënyrat se si publiku informohet për këto site, sa shpesh i viziton, çfarë...