Premiera në teatër “Kaini dhe Abeli -Të bijtë e Adamit”, një dramë mbi origjinën e dhunës njerëzore

Premiera në teatër “Kaini dhe Abeli -Të bijtë e Adamit”, një dramë mbi origjinën e dhunës njerëzore

Nga Julia Vrapi Historia biblike e vëllavrasjes së parë rikthehet në skenë përmes shfaqjes teatrore “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit”. Përmes rrëfimit dramatik, Kaini përballet me gjyqin më të pamëshirshëm, atë të ndërgjegjes, duke reflektuar mbi origjinën e dhunës njerëzore. Shfaqja ndërthur historinë e lashtë, dramën dhe pyetjet e mëdha mbi natyrën e njeriut, duke i dhënë një interpretim të fuqishëm artistik ngjarjes. Premiera teatrore vjen për katër mbrëmje me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” te “Arturbina” në Tiranë. Regjisor Rafael Hoxhaj dhe dramaturg Bujar Hoxhaj. Shfaqja teatrore premierë vjen në skenë me interpretimin e aktorëve Silvio Goskova, Jurgen Marku, Bujar Hoxhaj, Anxhela Bregasi  Fabjan Blloku, Elisa Jakimi, Ariton Pollozhani, Reina Ndreu dhe Maria Brokshi. Shfaqja “Kaini dhe...