Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Premiera e Orkestrës Simfonike të Korçës, nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli
Koncerti i Orkestrës Simfonike të Korçës solli një program të pasur muzikor këto mbrëmje dhjetori. Premiera e Orkestrës Simfonike të Korçës, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Petrika Afezolli, u shfaq si një ngjarje e rëndësishme për artin dhe kulturën në këtë qytet të pasur me tradita. Koncerti që u zhvillua në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë pasuroi edhe kalendarin artistik në këtë qytet këtë dhjetor, që po vijon me aktivitete të ndryshme. Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo shprehet se publiku i pranishëm përjetoi emocione të bukura. “Salla e teatrit, e tejmbushur në këto ditë festash, dëshmoi edhe një herë dashurinë dhe respektin e artdashësve korçarë, por edhe të vizitorëve, për artin, muzikën dhe vlerat e vërteta kulturore. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit...