“Po unë, kisha vdekur?”, djali i Kadri Roshit reagon pas dëshmisë se aktori kërkoi lëmoshë në fund të jetës

“Po unë, kisha vdekur?”, djali i Kadri Roshit reagon pas dëshmisë se aktori kërkoi lëmoshë në fund të jetës

Djali i aktorit të madh Kadri Roshi, Kliti Roshi, ka kundërshtuar me forcë dëshminë e gazetarit të njohur Hamdi Jupe, i cili pak ditë më parë rrëfeu se Kadri Roshi, i kërkoi ndihmë ekonomike ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi nga shtrati i spitalit. Kliti Roshi u shpreh se nuk ka asnjë të vërtetë te dëshmia e Hamdi Jupes në cilësinë e shefit të kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, që pretendon se Kadri Roshi kërkoi para për bashkëshorten, teksa vetë ndodhej i sëmure në spital. “Gjallë është ai Hamdi Jupe?! Si mundet të ngrihet dhe të bëjë një denigrim të tillë të shëmtuar me gënjeshtra. Kadri Roshi mund të ketë ndihmuar të tjerët, por që t’i vdesë e shoqja për bukë, kurrë! Le të vijë ballë...