Piero Piccioni, kompozitor i kolonave zanore të kinemasë italiane, kompozimet e tij riinterpretohen në Tiranë

Piero Piccioni, kompozitor i kolonave zanore të kinemasë italiane, kompozimet e tij riinterpretohen në Tiranë

Nga Julia Vrapi Muzika e kompozitorit Piero Piccioni, një nga më të rëndësishmit në kolonat zanore të kinemasë italiane vjen këtë mbrëmje në Tiranë. Përgjatë aktivitetit të tij kompozitori Piccioni ka krijuar kompozime, që i kanë dhënë jetë filmave të regjisorëve të shquar si Michelangelo Antonioni, Dino Risi, Mario Monicelli, Alberto Sordi dhe Bernardo Bertolucci. Koncerti “Luna Tu” zhvillohet këtë mbrëmje në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë shprehet se Piero Piccioni ka krijuar një gjuhë muzikore unike, duke ndërthurur xhazin, sofistikimin orkestral dhe ndjeshmërinë e thellë kinematografike. “Muzika e tij ka shoqëruar filmat e regjisorëve të mëdhenj, duke krijuar atmosfera dhe tema të paharrueshme, të cilat kanë mbetur në kujtesën kolektive. Me stilin e tij elegant,...