Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim
Nga Ben Andoni Ai endet prej ditësh në zgafellet dhe zyrat e pushtetit lokal të kryeqytetit me një problem “të madh”. Në fakt, s’është as i madh dhe asfare i vogël. I duhet të ketë dokumentet në rregull për të aplikuar në një ambasadë të huaj (Uroj të mos ikë nga vendi!). Por, e dini çfarë e pengon?! Në malin me certifikata, marrë nga zyrtarët e sotëm, i janë shkruar keq gjeneralitetet e të parëve. “Shiko këtu, emri i gjyshes është gabim (e shoqja e Petro Nini Luarasit). Dhe, për vetëm një germë! Atësia e nënës dhe të dhënat e vendlindjes (Nëna ka qenë ukrainase) janë shkruar ndryshe. Kam insistuar t’i ndryshojnë, por më thonë se janë hedhur në sistem dhe me duhet të marr...
Burimi:
javanews.al