Petite Messe Solennelle për herë të parë në Shqipëri, sakralja dhe emocioni muzikor ndërthuren në veprën e Rossinit

Petite Messe Solennelle për herë të parë në Shqipëri, sakralja dhe emocioni muzikor ndërthuren në veprën e Rossinit

Nga Julia Vrapi Kompozitori italian Gioachino Rossini krijoi një numër të madh veprash gjatë jetës së tij, ku këtë janar në skenën tonë vjen Petite Messe Solennelle. Një nga kryeveprat e kompozitorit Gioachino Rossini, Petite Messe Solennelle vjen premierë absolute më 25 janar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një kryevepër shpirtërore, ku sakralja dhe ndjeshmëria muzikore ndërthuren në një gjuhë emocionale të thellë. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për këtë vepër do të ngjiten solistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj. Teatri bën me dije se vepra vjen në skenë me solistë të mirënjohur, si soprano Svetlana Aksenova, mezosoprano Enkeleida Shkoza, tenor Klodjan Kaçani dhe bas Rubén Amoretti. Një bashkëpunim me Korin e Filarmonisë së Kosovës dhe Korin e...