Përmendjet më të hershme për shqiptarët që nga Mihaelis Ataliates 1079-1080, Gjon Skilices, Niqifor Basilaku deri te Frère Brochard që flet për shqipen më 1332

Përmendjet më të hershme për shqiptarët që nga Mihaelis Ataliates 1079-1080, Gjon Skilices, Niqifor Basilaku deri te Frère Brochard që flet për shqipen më 1332

Shqiptarët kanë hyrë në analet e historisë së dokumentuar në gjysmën e dytë të shekullit të njëmbëdhjetë. Vetëm në këtë periudhë mund të flitet me ndonjë shkallë qartësie për një popull shqiptar ashtu siç e njohim sot. Në ‘Historinë’ e tij të shkruar më 1079-1080, historiani bizantin Mihaelis Ataliates (Michaelis Attaleiates) qe i pari që përmendi se Albanoi kishin marrë pjesë në një kryengritje kundër Konstantinopojës më 1043 dhe se Arbanitai ishin nënshtetas të dukës së Dyrrakiumit. Po ashtu, historiani Gjon Skilices (Ioannis Scylitzes) përmend (rreth v. 1081) Arbanites si pjesë të trupave të mbledhur në Durrës nga Niqifor Basilaku (Nicephorus Basilacius). Për ekzistencën e gjuhës shqipe bëhet fjalë për herë të parë aty nga fillimi i shekullit të katërmbëdhjetë. Në të vërtetë kemi katër...