Përkujtohet kompozitori Tish Daija, i biri: Autorësia e veprave të tij rrezikon të harrohet
Shumëkush është rritur me këta tinguj, por jo të gjithë e dinë se ato janë kompozuar nga Artisti i Merituar, Tish Daija. Pikërisht këtë shqetësim ngre edhe i biri i tij, Agustin Daija, i cili në 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit shprehet se autorësia e veprave të të atit rrezikon të harrohet me kalimin e kohës. Për të, ndonëse të atit iu desh të krijonte në kohëra të vështira dhe shpesh i kushtëzuar nga pushtetet e kohës, ai arriti të ruante ekuilibrin mes artit, familjes dhe profesionit, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar muzikore. Kontributi i jashtëzakonshëm i Tish Daijës në zhvillimin e muzikës shqiptare, veçanërisht në fushën e baletit dhe muzikës simfonike, e bën atë një nga figurat themelore të kulturës kombëtare. Ai...
Burimi:
vizionplus.tv