Përkthyesja Milena Selimi shpallet “Ambasadore e Kulturës Bullgare 2024”, kontribut edhe në promovimin e letërsisë

Përkthyesja Milena Selimi shpallet “Ambasadore e Kulturës Bullgare 2024”, kontribut edhe në promovimin e letërsisë

Dymbëdhjetë personalitete u nderuan me titullin “Ambasadorë të kulturës bullgare 2024” në një ceremoni të mbajtur në Radion Kombëtare Bullgare, më 18 dhjetor. Vlerësimi është pjesë e një nisme të medias publike bullgare që prej vitesh promovon krijuesit, veprimtaria e të cilëve kapërcen kufijtë kombëtarë dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të kulturës bullgare. Mes të vlerësuarve ishte edhe Milena Selimi, gazetare, përkthyese dhe dramaturge nga Shqipëria me origjinë bullgare, e dalluar për kontributin e saj në promovimin e letërsisë bashkëkohore bullgare në gjuhën shqipe. “Radioja është dashuria ime e parë. Kam nisur rrugëtimin tim profesional në radio dhe e di shumë mirë peshën e fjalës,” u shpreh Selimi për Radio Bullgaria pas marrjes së çmimit. Në intervistën për BTA, Selimi foli për pasurinë e të...