Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Përfundon projekti për “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, redaksia miraton veprën, në sistemin online do të hidhet…
Nga Julia Vrapi Projekti për “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe” ka përfunduar dhe vitin që vjen vepra pritet të hidhet në sistemin online. Hartimi i veprës është përfunduar në një fazë të rëndësishme, duke u konsideruar si një projekt i kryer dhe i mbyllur nga redaksia, çka mundëson që të hidhet në sistemin on-line në 2026, por njëherazi të vazhdojë edhe puna për të bërë rishikime përfundimtare. Kjo u bë me dije nga mbledhja e redaksisë së “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” (FMGjSh), projekt ky i nisur në vitin 2021, ku gjatë vitit 2024 dhe 2025, kanë përfunduar një sërë procesesh, duke përfshirë redaktimin shkencor, pasurimin e përmbajtjes dhe hartimin e materialeve mbështetëse. Mbledhja e redaksisë së “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe”...