Për çfarë i duhet dirigjenti një orkestre?

Për çfarë i duhet dirigjenti një orkestre?

Shpesh i parë me kuriozitet apo edhe i paragjykuar si një “metronom njerëzor”, figura e dirigjentit mbetet një element magjepsës në skenat e festivaleve të këngës ashtu edhe ato të muzikës simfonike. Pyetja që lind natyrshëm është: nëse partitura përmban të gjitha udhëzimet, pse nevojitet dikush që thjesht tund krahët? Enrico Melozzi, dirigjent dhe producent i njohur italian, e krahason dirigjentin me “trurin e një pianisti”. Edhe pse muzikantët e dinë teknikisht çfarë të bëjnë, pa një koordinim qendror do të mbretëronte kaosi. Partitura në vetvete, është një “letër e vdekur” dhe është dirigjent ai që i jep frymëmarrje, ngjyra dhe e shndërron orkestrën në një trup të vetëm tingujsh. Historikisht, roli evoluoi me rritjen e kompleksitetit të orkestrave. Siç shpjegon profesori Daniele Agiman, dikur mjaftonte violina e...