No Image Available

Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

Në Pekin u zhvillua të shtunën aktiviteti kulturor me temë “Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare – Dy kolosët e letërsisë dhe kulturës shqiptare”, i organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Kinë. Aktiviteti mblodhi përfaqësues diplomatikë, studiues, pedagogë, studentë dhe dashamirës të letërsisë, duke sjellë në qendër të vëmendjes jetën, veprën dhe trashëgiminë e dy prej figurave më të mëdha të kulturës shqiptare. Në kuadër të aktivitetit, studiues dhe përkthyes ndanë gjithashtu përvojat e tyre në lidhje me veprat e Agollit dhe Kadaresë, duke theksuar ndikimin e tyre të vazhdueshëm te lexuesit e brezave të ndryshëm. Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, z. Riza Poda, u shpreh: “Kam kënaqësinë t’ju përshëndes përzemërsisht dhe t’ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim të...