“Oscar” për “Two People Exchanging Saliva” me Luana Bajramin, QKK: Dëshmi e talentit, që artistët tanë tregojnë në botë
Nga Julia Vrapi Aktorja nga Kosova Luana Bajrami, pjesë e filmit që fitoi çmim “Oscar”. Vlerësimi për këtë film e vendos edhe emrin e aktores shqiptare, në skenën më të mëdha të kinematografisë botërore. Filmi “Two People Exchanging Saliva” u shpall fitues i çmimit “Oscar” për filmin e shkurtër në ceremoninë e zhvilluar të dielën në Los Angeles, SHBA. Aktorja kosovare Luana Bajrami, së bashku me pjesën tjetër të ekipit, pranoi çmimin që shënon një sukses të madh ndërkombëtar në fushën e kinematografisë. Për këtë vlerësim të filmit, ku aktorja nga Kosova luan në rol kryesor, dy Qendrat Kinematografike ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës u shprehën se ky është një moment i veçantë dhe dëshmi e fuqisë së talentit, që artistët tanë po tregojnë...
Burimi:
sot.com.al