Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Olbania” përmes fotografive në muzeun “Marubi” në Shkodër
“Olbania” përmes fotografive në muzeun “Marubi” në Shkodër vjen si një eksplorim artistik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, duke sjellë imazhe të marra nga interneti që kanë ndikuar në krijimin e perceptimeve të gabuara ndaj vendit tonë. Ekspozita është kuruar nga Sara Dolfi Agostini. Ekspozita prezanton projektin Olbania të kolektivit artistik italian Alterazioni Video themeluar në vitin 2004, i cili eksploron territore hibride të pas-së-vërtetës, neorealizmit të YouTube-it dhe teknologjive të deepfake-it. Në materialin e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” thuhet se projekti u konceptua në vitin 2009, gjatë pjesëmarrjes së tyre në Bienalen e 3-të të Tiranës, dhe merr titullin nga një keqshkrim i përhapur në forumet dhe chatroom-et e fillimviteve 2000-një etiketë, që u shndërrua në territor fiktiv online, i ngarkuar me...