Odise Plaku: Komedia “Miu Griosh”, vepër që ka potencialin të flasë natyrshëm edhe për publikun në shtete të tjera

Odise Plaku: Komedia “Miu Griosh”, vepër që ka potencialin të flasë natyrshëm edhe për publikun në shtete të tjera

Nga Julia Vrapi “Miu Griosh” një komedi shqiptare, që shënoi premierën vjet në skenën teatrore në shtator, këtë vit vepra do të vihet dhe në skena jashtë vendit. “Miu Griosh” është një komedi bashkëkohore, e ndërtuar mbi situata absurde dhe humor të hollë, që pasqyrojnë realitete shumë njerëzore. Një vepër që mban emrin e dramaturgut të njohur Odise Plaku, ku ndër projektet artistike të tij këtë vit, ai bën me dije se kjo vepër do të jetë dhe në skenën e Athinës. “Së fundi jam dakordësuar me regjisorin grek Stelios Kalathas për të sjellë në skenën e teatrit këtë komedi si një bashkëpunim me studentët e tij. Jemi ende në hapat e para të kësaj pune dhe në vijim do të ketë detaje më të...