Nxënësit e Liceut Artistik njihen me programet e studimit dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Muzikës

Nxënësit e Liceut Artistik njihen me programet e studimit dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Muzikës

Fakulteti i Muzikës -Universiteti i Arteve në Tiranë  hapi dyert për nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, ku ata u njohën me programet e studimit dhe mundësitë që ofron fakulteti për zhvillimin e karrierës së tyre muzikore. Në kuadër të Këshillimit të Karrierës, disa ditë më parë Fakulteti i Muzikës- Universiteti i Arteve mirëpriti në ambientet e tij nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, të cilët aspirojnë të vazhdojnë studimet e tyre universitare në profilin artistik. Të shoqëruara nga zv/ dekania e Fakultetit te Muzikës Prof. Asoc. Silvana Skënderi, nxënësit u prezantuan me shkollën, programet e studimit, stafin akademik, aktivitetet e ndryshme artistike që FM ofron gjatë studimeve, programet e shkëmbimit me universitete Europiane, infrastrukturën mbështetëse në shërbim të përgatitjes individuale. Në këtë vizite në...