“Nuse” një dokumentar mbi traditën e këndimit të grave të Zadrimës

“Nuse” një dokumentar mbi traditën e këndimit të grave të Zadrimës

Nga Julia Vrapi “Nuse” një dokumentar, që sjell në ekran një vështrim të thellë mbi këndimin e grave të Zadrimës, si formë kujtese dhe rezistence kulturore. Një dokumentar me regji nga Robert Bisha, ku muzika origjinale, e kompozuar nga vetë autori përmes proceseve elektroakustike, ndërtohet si një hapësirë dialogu mes traditës dhe gjuhës bashkëkohore të tingullit. Dokufilmi, me konotacion kryesisht etnomuzikologjik, artizanal, por dhe politik, historik, sjell memorien e tranzicionit. Dëshiron të jetë një formë denoncimi ndaj diktaturave të shpronësimit, të identitetit deri sot, duke artikuluar një kritikë ndaj sistemeve që përvetësojnë dhe heshtin kujtesën kulturore. Filmi dokumentar “Nuse” nga Robert Bisha shfaqet këtë mbrëmje te qendra e artit “Agimi” në Tiranë. Në ekran, “Nuse” nuk përcjell asnjë ngjarje rituale specifike, por  siç shpjegohet rreth...