Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Një xhami me aromë Andaluzie në tokën gjermane
Në Mynih po ndërtohet një xhami e re, e cila, me pamjen e saj imponuese dhe funksionin fisnik, pritet të jetë referenca e jetës islame në këtë qytet nammadh gjerman. Në një farë mënyrë, edhe pse jo fort pompoze, madje modeste në përmasa, ajo konkuron xhaminë e njohur të Këlnit. Thuhet se bukuria e saj do të jetë si një galeri e qytetërimit islam, ku disa elementë do të evokojnë Kordobën e famshme, atë që qytetërim të mahnitshëm që muslimanët ngritën në tokën spanjolle – Andaluzi, i cili zgjati tetë shekuj dhe u bë parerëndës dhe inspirim për Rilindjen Europiane. Projekti i kësaj xhamie ofruar në 3D nuk lë vend për dyshime mbi mrekullinë stilistike që do shpalosë.