Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…
Nga Ilir Çumani Dje, në mëngjes, më merr në telefon miku im i vyer, aktori i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Reshat Arbana. Zëri i tij vinte i rënduar, i përthyer jo vetëm nga pesha e viteve dhe brishtësia e shëndetit, por edhe nga tronditja e thellë që i ka shkaktuar lajmi për largimin nga jeta të kolegut dhe partnerit të tij në art, Zhani Ziçishti. Ishte një telefonatë jo nga ato të zakonshme që shpeshherë zhvillojmë me Bacë Reshatin, por një telefonatë që mbartte dhimbje për ndjesinë që përcjell një humbje që nuk i përket vetëm familjes biologjike, por edhe asaj shpirtërore që krijohet mes artistëve në skenë e në jetë — në ato bashkëpunime që mbeten të gdhendura në kujtesën kolektive përmes...
Burimi:
javanews.al