Një nga paraqitjet më të hershme të qytetit të Beratit në gravurën “Shën Gjon Vladimiri Mirrërrjedhësi”, Vjenë 1742

Një nga paraqitjet më të hershme të qytetit të Beratit në gravurën “Shën Gjon Vladimiri Mirrërrjedhësi”, Vjenë 1742

Gravura e autorit Hristofor Žefarović është një dëshmi vizuale e rrallë, që dokumenton pamjen e Beratit, Voskopojës dhe Elbasanit në mesin e shekullit XVIII. Një nga paraqitjet më të hershme të qytetit të Beratit gjendet në gravurën “Shën Gjon Vladimiri Mirrërrjedhësi” (Vjenë, 1742) të autorit Hristofor Žefarović. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat shprehet se vepra është një bakrogravurë baroke, e realizuar për manastirin e shenjtit në Elbasan. “Në qendër paraqitet figura e Shën Gjon Vladimirit, e rrethuar nga medalione me skena nga jeta e tij. Në pjesën e poshtme të kompozimit janë gdhendur pamjet e tre qyteteve shqiptare: Voskopoja (Moskopoja), Elbasani, Berati. Kjo paraqitje konsiderohet ndër imazhet më të hershme ikonografike të njohura të Beratit, një dëshmi e rrallë vizuale e qytetit në mesin e...