Një histori 40-vjeçare, muzeu “Onufri” dhe kontributi i Hasan Nallbanit
Në 40-vjetorin e muzeut ikonografik “Onufri” në Berat, kujtohet me mirënjohje roli themelor i Hasan Nallbanit në konceptimin dhe ngritjen e tij. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat shprehet se në fillim të viteve ’80, gjatë restaurimit të narteksit të Shën Marisë në Kala, pas një specializimi të gjatë në restaurim në Greqi, ai solli vizionin për ta kthyer këtë hapësirë në muze ikonash. Me përzgjedhjen e ikonave të mbledhura nga Theofan Popa, ndjekjen e restaurimeve dhe organizimin e ekspozimit në ambientet e narteksit, u krijua bërthama e Muzeut “Onufri”. “Hasan Nallbani është mes nesh edhe sot, dëshmitar i gjallë i këtij vizioni që u bë institucion”, thuhet nga QKMB ndër të tjera. Për 40-vjetorin e muzeut ikonografik “Onufri” në Berat, Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat...
Burimi:
sot.com.al