Një hapësirë e re kulturore digjitale në muzeun “Marubi”
Kub Francë Shkodër vjen si një hapësirë e re kulturore digjitale në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës. Këto ditë në këtë muze u inaugurua Kub Francë Shkodër, që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor francez-shqiptar. Sipas njoftimit të muzeut, kjo iniciativë, pjesë e projektit strategjik KitKubiK, drejtohet nga KubFranceTirana, operator i Ambasadës Franceze në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Muzeun Marubi. Kub Francë Shkodër sjell për herë të parë në një muze në Shqipëri përvoja kulturore immersive përmes teknologjive të realitetit virtual (VR) dhe platformës Micro-Folie, duke ofruar akses në mijëra vepra arti të dixhituara nga institucione prestigjioze kulturore ndërkombëtare, si dhe përmbajtje të kuruara të trashëgimisë dhe artit francez. “Kjo...
Burimi:
sot.com.al