Një hap drejt bashkëpunimit ndërkufitar, Fondi për Bashkëzhvillim Filmi mbështet filma, dokumentarë dhe animacione

Një hap drejt bashkëpunimit ndërkufitar, Fondi për Bashkëzhvillim Filmi mbështet filma, dokumentarë dhe animacione

Fondi për Bashkëzhvillim Filmi në Adriatikun e Jugut është hapur zyrtarisht, duke ofruar mbështetje për projekte audiovizuale. Nisma, e promovuar nga Apulia Film Commission Foundation në bashkëpunim me Qendrën e Filmit të Malit të Zi, Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në Shqipëri dhe Fondacionin Molise Cultura, realizohet në kuadër të projektit FRAME (Fostering Regional Advancement and Market Expansion of Audiovisual SMEs in the South Adriatic) dhe financohet nga Programi Interreg IPA South Adriatic 202102027. Sipas njoftimit të QKK-së, fondi mbështet fazën e zhvillimit dhe para-prodhimit të projekteve audiovizuale, duke ofruar deri në 20.000 € për projekt, me mbulim 100 për qind të kostove të pranueshme. “Projektet duhet të paraqiten së bashku nga të paktën dy bashkëprodhues, përfshirë një kompani italiane dhe një kompani të themeluar në...