Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Një çadër, një dëshirë, një magji, Meri Popins kthehet në skenë
“Meri Popins” një shfaqje premierë këtë dhjetor në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë. Këtë fundjavë vjen një premierë absolute, një muzikal i ngrohtë që bashkon të gjithë familjen nën një çadër fluturuese! Askush nuk e di që ekziston një fllad mbrëmjeje, i cili, kur kalon mes yjeve, i kthen dëshirat e fëmijëve në realitet. Kështu ndodhi edhe me Xhejnin dhe Majkëllin, dëshira e të cilëve shndërrohet në formën më magjike të mundshme: Meri Popins. Me çadrën e saj fluturuese dhe çantën plot surpriza, ajo u mëson fëmijëve mirësjelljen, fjalët magjike, vlerën e miqësisë, kënaqësinë e punës, fuqinë e imagjinatës, dhe mbi të gjitha, çfarë do të thotë të jesh një njeri i dashur dhe i mirë. “Meri Popins” vjen në skenë si një...