Nis këtë mbrëmje Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 64 me 28 këngë në konkurrim
Festivali i Këngës në RTSH nis këtë mbrëmje në Pallatin e Kongreseve. Edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH nis mbrëmjen e datës 17 dhjetor, për të vijuar dhe në datat 18, 19 dhe 20. Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, që do të jenë në konkurrim në Festivalin e Këngës në RTSH në edicionin e 64-t. Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë për katër net me radhë për publikun, ku nata e parë dhe e dytë siç është bërë me dije më parë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të jetë finalja e madhe. Në këtë edicion në skenë do të jetë Fifi dhe Tiri...