“Nikolla i zemrës së Tiranës”, portreti filmik i një kompozitori që i dha formë muzikës së re shqiptare
Një jetë e tërë e përkushtuar ndaj notave muzikore vjen e rrëfyer përmes dokumentarit “Nikolla i zemrës së Tiranës”, një homazh për kompozitorin që i dha formë muzikës së re shqiptare. Filmi dokumentar me skenar nga Natasha Lako, regjisor Mevlan Shanaj dhe konsulent muzikor maestro Zhani Ciko u shfaq premierë në ditët e janarit, si një ngjarje e veçantë kulturore në Tiranë. Duartrokitje të gjata në fund të filmit dokumentar dhe urimet më të mira për autorët, ishin pjesë e atmosferës së mbrëmjes në kinema Millennium më 26 janar, duke treguar se publiku e përjetoi dokumentarin me shumë ndjeshmëri dhe përzemërsi. Nikolla Zoraqi, një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare u rikthye në vëmendjen e publikut përmes një dokumentari premierë mbi jetën dhe veprën...
Burimi:
sot.com.al