Ngërç institucional në Universitetin e Arteve, pedagogët paralajmërojnë bojkot: Tituj të dhënë, por të pa zbatuar

Ngërç institucional në Universitetin e Arteve, pedagogët paralajmërojnë bojkot: Tituj të dhënë, por të pa zbatuar

Nga Julia Vrapi Moszbatimi i vendimeve të Senatit Akademik në Universitetin e Arteve ka krijuar një situatë pasigurie për stafin akademik dhe funksionimin institucional. Përfaqësia e Asamblesë së Stafit Akademik të Universitetit të Arteve në Tiranë doli dje me një qëndrim zyrtar, duke shprehur shqetësimin dhe duke kërkuar zgjidhje institucionale. Që prej qershorit të vitit 2024, pedagogëve të Universitetit të Arteve u janë njohur tituj të rinj akademikë, por kjo duket se ka mbetur thjesht një vendim në letër, pasi siç shprehen ata nuk ka ndryshuar asgjë, as pagesat dhe as statusi administrativ. Tenori i mirënjohur  Josif Gjipali, njëkohësisht edhe pedagog në këtë universitet, ndër të tjera në fjalën e tij paralajmëroi dhe bojkot të procesit mësimor nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. “Hapat...