Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Rreth një shekull pas themelimit të tij të parë, qyteti i Korçës bëhet gati të mirëpresë sërish një nga institucionet më emblematike të arsimit shqiptar: Liceun Francez. Por këtë herë, rikthimi nuk është thjesht një homazh nostalgjik i historisë së viteve 1917-1939, por një projekt ambicioz evropian i orientuar drejt shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Ministria e Arsimit ka përfunduar draftimin e projektligjit për themelimin e këtij institucioni publik të arsimit të mesëm të lartë, një nismë që mori jetë pas vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë në vjeshtën e vitit 2023. Qëllimi është i qartë: krijimi i një gjimnazi të standardeve ndërkombëtare që do të përgatisë të rinjtë shqiptarë për tregun global. Edukimi dygjuhësh dhe diploma e dyfishtë Ajo çfarë e bën Liceun...