Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Qeveria shqiptare ka njoftuar zgjerimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave, një nismë strategjike që synon transformimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë së Veriut në një motor të zhvillimit ekonomik dhe turistik. Gjatë një takimi të zhvilluar në Malësinë e Madhe, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi fazën e re të këtij projekti. Ai theksoi se programit i janë bashkuar dy partnerë të rinj institucionalë: Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe studentët e kursit të Restaurimit nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Kjo ndërhyrje e dyfishtë synon të zgjidhë dy nga sfidat më të mëdha të këtij procesi: pajisjen e pronarëve me certifikata pronësie për të hapur rrugën e investimeve private, si dhe hartimin e projekteve profesionale të restaurimit për të ruajtur origjinalitetin...