Nga portreti hiperrealist te instalacioni, “EC//DON’T STOP!” në galerinë FAB

Nga portreti hiperrealist te instalacioni, “EC//DON’T STOP!” në galerinë FAB

Ekspozita “EC//DON’T STOP!” paraqet një dialog mes dy praktikave artistike, që shqyrtojnë imazhin, punën dhe përfaqësimin në një kontekst bashkëkohor shqiptar dhe global. Përmes portreteve hiperrealiste të ndërhyrë nga Kevin Jaku dhe instalacionit të Aron Nokës, ekspozita vë në pikëpyetje autoritetin e figurës, kushtet e punës dhe hierarkitë sociale. Veprat ndërtojnë një përvojë tensioni ku historia, trupi dhe struktura materiale shfaqen si dëshmi të prekshme të realitetit aktual. Ekspozita me kurimin e Genti Gjikolës u hap këtë muaj shkurt në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Kuratori shprehet se kjo ekspozitë e parë e Aron Nokës dhe Kevin Jakut vjen si një stacion i parë dhe një moment tranzicioni në praktikat e tyre respektive. “Puna e secilit merr në shqyrtim një terren bashkëkohor...