Nga polifonia te K’cimi i Tropojës, Ansambli Kombëtar ngjit në skenë pasuritë shqiptare pjesë e listës së UNESCO-s
Nga Julia Vrapi Tingujt epikë të lahutës, polifonia, K’cimi i Tropojës dhe hijeshia e xhubletës sjellin në skenë shpirtin e trashëgimisë kombëtare. Thesaret shqiptare të shpallura pasuri e UNESCO-s bashkohen në një premierë unike nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, etno- muzikali “Mrekullitë e Arbërisë”. Kjo mbrëmje është një udhëtim artistik përmes qyteteve të gurit, traditave të lashta dhe pasurive kulturore, që përfaqësojnë identitetin dhe historinë tonë. Etno- muzikali “Mrekullitë e Arbërisë” do të jetë për dy mbrëmje me radhë në datat 23 dhe 24 shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në skenë në këtë koncert veç artistëve të Ansamblit Popullor do të ngjiten dhe artistë të tjerë të ftuar. TKOBAP shprehet se vjen një premierë unike...
Burimi:
sot.com.al