Nga opera te Disney, Teatri i Operës dhe Baletit përfshin zhanre të ndryshme artistike gjatë muajit shkurt
Nga Julia Vrapi Opera, koncerte simfonike, muzikë filmash dhe aktivitete të tjera përgjatë këtij muaji në programin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Muaji shkurt në TKOB vjen i mbushur me emocione, muzikë dhe pasion artistik për çdo shije. Nga opera e Donizetti-t, “L’Elisir d’Amore”, tek koncertet e muzikës së dhomës dhe masterclass-et me artistë ndërkombëtarë, çdo mbrëmje ofron një përjetim unik. Këtë muaj brezit të ri i jepet hapësira për t’u shfaqur në një koncert simfonik, ndërsa magjia e Disney-t dhe versioni për fëmijë i operës “L’Elisir d’Amore” sjell argëtim për të gjithë familjen, por kalendari i muajit shkurt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit përfundon me premierën e Ansamblit Popullor. Kalendari artistik i muajit shkurt hap siparin me operën fort...
Burimi:
sot.com.al