Nga mbyllja në dhjetor 2022 drejt rihapjes, Muzeu Etnografik i Beratit rikthehet këtë verë

Nga mbyllja në dhjetor 2022 drejt rihapjes, Muzeu Etnografik i Beratit rikthehet këtë verë

Nga Juljana Vrapi Muzeu Etnografik i Beratit, i hapur në vitin 1979 dhe i vendosur në banesën monumentale Llavda, ruan një pasuri të çmuar të kulturës qytetare me mbi 1300 artefakte. Muzeu u mbyll në dhjetor 2022 për të vijuar më pas një projekt restaurimi, ndërsa hapja e tij pritet të jetë këtë verë. Restaurimi i tij, i mundësuar nga financimi IPA, rikthen muzeun dhe i jep një dimension të ri prezantimit të trashëgimisë kulturore. Ministri Blendi Gonxhja thekson rolin e muzeut në forcimin e profilit kulturor dhe turistik të qytetit, si dhe rëndësinë e ruajtjes së mbi 1300 artefakteve. “Në Muzeun Etnografik të Beratit, me Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Ceca dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, vizituam ambientet e restauruara...