Nga ligji i artit te fondet, reformat e paralajmëruara nga Gonxhja dhe projektet që ndryshojnë financimin e kulturës

Nga ligji i artit te fondet, reformat e paralajmëruara nga Gonxhja dhe projektet që ndryshojnë financimin e kulturës

Nga Julia Vrapi Ndryshime në ligjin për artin dhe kulturën, investimet në trashëgiminë kulturore, mekanizma që do të ndryshojnë financimin e artit dhe kulturës është vetëm një pjesë e asaj përgjatë këtij viti që ka nisur. Viti 2026 sjell dhe hapje të disa muzeve dhe qendrave të vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja prezantoi një ditë më parë prioritetet për 2026, duke përfshirë promovimin e Shqipërisë, mirëmbajtjen e pasurive publike dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Institucionet e artit në vend funksionojnë me ligjin nr. 10 352, datë 18.11. 2010 për artin dhe kulturën. Ligj, ku sipas ministrit Gonxhja pritet që të ketë ndërhyrje. Ai u ndal dhe te ligji i sponsorizimit, që rregullon donacionet dhe sponsorizimet për artin, kulturën dhe trashëgiminë, duke...