Nga kujtesa te identiteti,kinemaja shqiptare prezantohet në Sudestival, premierë filmi i restauruar “Gunat përmbi tela”
Nga Julia Vrapi Historia, identiteti dhe trashëgimia e kinemasë shqiptare në qendër të një eventi në Itali. Eventi “Sguardi d’Albania – Memoria, Identità, Futuro”, që zhvillohet në Monopoli, Itali pati në qendër të tij kinemanë shqiptare. Në mbrëmjen kushtuar kinemasë dhe kulturës shqiptare në Itali, pjesë ishte dhe premiera e filmit të restauruar “Gunat përmbi tela” me regji nga Muharrem Fejzo, që u prodhua në vendin tonë në vitin 1977. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit më herët bënte me dije se në kuadër të festivalit të filmit Sudestival, zhvillohet eventi “Sguardi d’Albania- Memoria, Identità, Futuro”, një program i veçantë që sjell në vëmendje historinë, identitetin dhe perspektivën e kinemasë shqiptare. “Në Teatro Radar, në qytetin Monopoli, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një seri...
Burimi:
sot.com.al