Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës
Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026. Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Shambari ku një ndër ngjarjet kyç të kësaj stine kulturore shqiptare do të jetë ekspozita “Ikona të Shqipërisë”, që do të zhvillohet nga maji deri në nëntor në Muzeun e Arteve të Bukura të Shamberisë. Në këtë ekspozitë do të shfaqen 45 vepra arti të rëndësishme nga trashëgimia kombëtare e Shqipërisë së shekujve XIV deri në XX, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar...
Burimi:
javanews.al