Nga infrastruktura te përmbajtja Galeria Kombëtare e Arteve në transformim, politika të reja edhe për blerjen e veprave
Nga Julia Vrapi Nga infrastruktura tek përmbajtja, Galeria Kombëtare e Arteve në transformim. Galeria Kombëtare e Arteve, që u mbyll në tetor të vitit 2021, u përfshi më parë në një proces rikonstruksioni dhe zgjerimi. Prezantimi i raportit strategjik për Galerinë Kombëtare të Arteve u bë gjatë një takimi pune me ekipin e muzeut MAXXI në Itali. Raporti gjithashtu synon të krijojë një model financiar të qëndrueshëm dhe të rrisë kapacitetet e stafit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja që ishte i pranishëm në këtë takim, shprehet se ky proces do të pasohet nga trajnime dhe programe kulturore, me qëllim që Galeria Kombëtare e Arteve të ketë një ndikim më të madh tek publiku dhe të zhvillohet si institucion modern dhe i hapur....
Burimi:
sot.com.al