Nga arkivi në antologji, nis projekti për dokumentimin, studimin dhe promovimin e historisë së fotografisë shqiptare

Nga arkivi në antologji, nis projekti për dokumentimin, studimin dhe promovimin e historisë së fotografisë shqiptare

Nga Julia Vrapi Nga arkivi në antologji, nis projekti për historinë e fotografisë shqiptare. “Antologjia e fotografisë shqiptare” pritet që të sjellë një panoramë të plotë të zhvillimit të fotografisë në vendin tonë, nga fillesat deri në ditët tona, ndërsa për këtë projekt një vit më parë u nënshkrua dhe një marrëveshje mes institucioneve. Projekti do të mbledhë, dokumentojë dhe analizojë imazhet më përfaqësuese të trashëgimisë sonë vizuale, duke i vendosur ato në një kontekst historik e artistik. “Antologjia e fotografisë shqiptare” do të shërbejë si një platformë promovimi dhe vlerësimi për fotografinë shqiptare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Këto ditë në Tiranë, në vijim të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” Shkodër, Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Qendrës së Studimit...