Nga analiza vjetore te projektet e reja, Komisioni i Arteve vendos në qendër artin, muzikën dhe trashëgiminë kulturore

Nga analiza vjetore te projektet e reja, Komisioni i Arteve vendos në qendër artin, muzikën dhe trashëgiminë kulturore

Nga Julia Vrapi Arti, studimet dhe trashëgimia kulturore në veprimtaritë e Komisionit të Përhershëm të Arteve përgjatë këtij viti. Nga analiza vjetore te projektet e reja, Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave në mbledhjen këto ditë janari përcaktoi drejtimet kryesore të punës përgjatë këtij viti. Gjatë vitit të kaluar, komisioni organizoi konferenca shkencore, ligjërata, koncerte dhe promovime botimesh, duke nxjerrë në pah muzikën, artin dhe trashëgiminë kulturore. Për vitin e ri, axhenda përfshin konferenca, referime shkencore, biseda tematike dhe aktivitete ndërkombëtare, duke fokusuar figurat kryesore të artit shqiptar dhe promovimin e krijimtarisë kombëtare. Mbledhja më 9 janar u zhvillua në praninë e akad. Skënder Gjinushit, kryetar i ASH-së, akad. Gëzim Hoxhës, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike; akad. Stefan Çapalikut,...